Sport

Chelsea pas Valverdes

Skuadra e Chelseat po interesohet për mesfushorin e Uruguait, Federico Valverde, ka njoftuar “The Sun” të premten.

Bëhet e ditur se është trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino, që po insiston në transferimin e mesfushorit gjatë kësaj vere.

Pochettino po e sheh Valverden si përforcim të duhur për ekipin e tij dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Chelseat që ta kontaktojnë Real Madridin.

24-vjeçari ka kontratë me Realin deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro.

Ai është pjesë e ekipit të parë të Realit prej vitit 2018 dhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në të gjitha garat.

Në 56 ndeshje të luajtura, Valverde ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 7 asistime.