Sport

Emini kalon te Vaduzi

Lorik Emini ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Vaduzin, që garon në Challange League të Zvicës. Ai së fundi ishte pjesë e Luzernit.

23-vjeçari kaloi si lojtar i lirë te skuadra nga Lihtenshtajni. Futbollisti i Kosovës për Luzernin luajti 61 ndeshje.

“Ai është një lojtar me mentalitet dhe jep gjithçka për ekipin. Krahas kësaj, ai ka edhe disa cilësi shumë të mira teknike. Jam i bindur se kalimi në Vaduz është një hap i mirë për të dhe se ai me siguri do të na forcojë në të ardhmen”, ka thënë drejtori sportiv i Vaduzit, Franz Burgmeier.

Mesfushori është zhvilluar te Luzerni, ndërsa sezonin 2022/2023 e mbylli me gjashtë ndeshje të zhvilluara në Superligë