Sport

Dortmundi gati për ta fituar titullin, Bayerni shpreson për një kthesë dramatike

Descriptive Text

Skena është vendosur në Dortmund për finalen më dramatike të Bundesligës në më shumë se një dekadë me tifozët e Borussias të dëshpëruar për të parë ekipin të fitojë titullin e parë të ligës në 11 vjet, të shtunën, me triumf kundër Mainzit. Klubi i Luginës së Ruhrit, i cili për herë të fundit u shpall kampion i Bundesligës nën drejtimin e trajnerit të atëhershëm Juergen Klopp në vitin 2012, është një fitore larg për t'u siguruar që ta ngrit trofeun para një turme prej 81.000 tifozësh në ndeshjen e fundit të sezonit. Dortmundi është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Bayern Munichu dhe futet në ndeshjen e fundit të edicionit, duke e ditur që edhe një barazim apo edhe humbje mund të jetë ende e mjaftueshme për të siguruar titullin në varësi të rezultatit të Bayernit në udhëtim te Koelni.

Por te skuadra e Dortmundit nuk ka synim tjetër përveç fitores ndaj Mainzit.

“Ne vetëm duhet të fitojmë edhe një herë”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, kapiteni i ekipit fitues të titullit në vitin 2012. “Në thelb kam një ndjenjë të mirë, por e di që duhet të bëjmë paraqitjen më të mirë të edicionit dhe më pas ta meritojmë titullin. Kur lojtarët hipin në autobus për në stadium, ata do të brohoriten nga turma. Kjo do t'i motivojë ata”.

Fitorja kundër Mainzit për të siguruar titullin e kampionit do të ishte një arritje e madhe për trajnerin e Dortmundit, Edin Terziq, të cilit iu desh të duronte një sezon të vështirë, pasi pothuajse ishte jashtë garës për titull në gjysmën e rrugës. Mund të shënojë gjithashtu suksesin më të madh të karrierës së gjatë dhe të lënduar të kapitenit Marco Reus, me 33-vjeçarin që është një nga lojtarët më të talentuar të gjeneratës së tij, por që deri më tani nuk ka arritur të fitojë një titull lige.

“Ajo për të cilën ai është akuzuar gjithmonë është se ai kurrë nuk e ka fituar kampionatin”, tha Kehl. “Atij i vjen keq për këtë dhe do të bëjë gjithçka që të jemi kampionë të shtunën, pasi kjo është shumë e rëndësishme edhe për të”.

Atmosfera nuk mund të ishte më ndryshe as në Munich, ku trajneri Thomas Tuchel, skuadra e të cilit pësoi një humbje shokuese 3:1 në shtëpi ndaj Leipzigut javën e kaluar për të dorëzuar epërsinë në garën për titull, po përpiqet të bindë lojtarët e tij se nuk ende nuk është humbur gjithçka. Fakti që bavarezët nuk e kanë titullin tashmë në duart e tyre, do të thotë se sezoni do të konsiderohet një dështim. Prej vitit 2012, Bayerni ka qenë rregullisht kampion i Gjermanisë dhe këtë edicion synonte titullin e 11-të rresht për të vendosur një rekord të ri. Totali i 68 pikëve të Bayernit është më i ulëti që ka pasur në këtë fazë të edicionit që nga viti 2011, kur trajneri i përkohshëm Andries Jonker udhëhoqi ekipin në vendin e tretë pas shkarkimit të Louis van Gaalit. Bayern gjithashtu shkarkoi trajnerin e tij këtë sezon, kur Julian Nagelsmann u largua në mars për shkak se drejtuesit kishin ndjenjën se objektivat e klubit në Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë dhe Bundesligën ishin në rrezik. Bayerni më pas u eliminua nga dy garat e para nën drejtimin e trajnerit të ri Tuchel dhe humbi pozitën e parë në Bundesligë. 70 pikët e Dortmundit janë vetëm një më shumë sesa i arriti edicionin e kaluar, kur përfundoi me 10 pikë pas Bayernit. Megjithatë, Bayerni nuk është i panjohur për fitoret dramatike të titullit - në vitin 2001 shënoi gol në kohën shtesë në ditën e fundittë edicionit për ta rrëmbyer titullin nga Schalke. Përjashtimi i bavarezëve, qoftë edhe në ndeshjen e fundit, është një biznes i rrezikshëm.

“Ne jemi gati të bëjmë hapin e fundit së bashku – si ekip, si klub, si qytet”, tha trajneri i Dortmundit, Terziq, të enjten. “Mirëpo duhet të fitojmë patjetër për t’u siguruar se jemi kampionë”.