Sport

McGregor thotë se do të bëhet “Zoti i boksit”

Luftëtari irlandez Conor McGregor shpreson që superioriteti i tij fizik do të jetë faktor vendimtar në përballjen me amerikanin Floyd Mayweather Jr më 26 gusht në Las Vegas, ndërsa kampioni i botës i dy kategorive të ndryshme në serinë më të madhe të arteve marciale të përziera UFC beson se do të mundë të shokojë botën.

Ylli i UFC-së, që vlerësohet autsajder absolut, do të bëjë debutimin e tij në boksin profesionist në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit në një meç që vlerësohet më fitimprurësi në histori të boksit, ndërsa do të përballen dy prej emrave më të mëdhenj të sportit modern, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

McGregor 29-vjeçar është i bindur se mund të dominojë në ring për shkak të madhësisë së tij, dhe ai e vlerëson këtë si meçin më të madh të të gjitha kohërave. Irlandezi thotë se nuk është i huaj në boks dhe me të mposhtur Mayweatherin, ai thotë se do të dominojë këtë sport.

“Unë kam një plan dhe do ta ekzekutoj atë në mënyrë perfekte, siç bëj gjithmonë në luftëra të mia”, ka thënë McGregor para mediave në Las Vegas.

“Unë kam boksuar gjithë jetën time, kështu që kjo nuk është përvojë e re për mua. Unë do të dominoj si në artet marciale të përziera ashtu edhe në boks me grushtin tim të hekurt. Kritikët hedhin poshtë stërvitjet e mia, shkathtësitë e mia dhe arritjet e mia. Por, kjo nuk është gjë e re për mua, siç nuk është edhe boksi. Të jem autsajder nuk është diçka e panjohur për mua. Unë jam i bindur se jam më i mirë. Dhe pas 26 gushtit, do të jem Zoti i boksit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.