Stuttgarti ka shënuar fitore të madhe të dielën pasdite.
Stuttgarti mposhti në udhëtim Mainzin me rezultatin 4:1, në ndeshjen që i takoi javës së 33-të të Bundesligës gjermane. Me këtë fitore, Suttgarti i është larguar zonës që nuk siguron qëndrimin edhe në sezonin e ri në elitën e futbollit gjerman.
Është ngritur në vendin e 15-tëme 32 pikë, kurse Mainzi zë vendine nëntë me 45 pikë.
Mainzi shënoi golin e epërsisë në minutën e 23-të nëpërmjet Marcus Ingvartsen. Ishte edhe goli i vetëm i realizuar nga ekipi vendës, kurse për Stuttgartin golat i kanë shënuar, Wataru Endo (41’), Serhou Guirassy (64’), Chris Fuehrich (78’) dhe Tanguy Coulibaly (91’).
-
21 maj 2023 19:26
-
Shpërndaje në: