Sport

Dortmundi pezullon Dembelen

Borussia Dortmundi ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka pezulluar yllin e saj Ousmane Dembele nga stërvitjet me ekipin e parë deri në njoftimin e ardhshëm.

Dortmundi thotë se ky është një vendim i përbashkët nga udhëheqësit e klubit, Hans-Joachim Watzke, Michael Zorc dhe Peter Bosz, transmeton Koha.net.

“Fokusi ynë është që të përgatitemi për ndeshjen hapëse të sezonin për javën e ardhshme ndaj Wolfsburgut. Dembele mund të stërvitje personale, jashtë grupit”, ka thënë Zorc.

“Dortmundi nuk do të komentojë rreth kësaj çështje më shumë se kjo deklaratë”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.

Dembele është i lidhur me një kalim te Barcelona në këtë afat kalimtar, që e shëh zëvendësues të Neymarit.