Mediat britanike raportojnë se kampioni anglez, Chelsea do të bëjë edhe ofertën e dytë në drejtim të yllit të Leicesterit, Danny Drinkwater.
Leicesteri ka refuzuar të enjten ofertën e parë prej 17 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, transmeton Koha.net.
Kurse The Telegraph raporton se Chelsea ka rritur ofertën për herë të dytë në 27 milionë euro, që shpreson të jetë e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e Drinkwaterit.
Conte po kërkon ta përforcojë mesfushën pas largimit të Nemanja Matiqit në drejtim të Manchester Unitedit.
-
13 gusht 2017 15:47
-
Shpërndaje në: