Sport

Salah: Është ëndërr të luash në Liverpool

Përforcimi më i madh i kësaj vere i Livepoolit, Mohamed Salah ka deklaruar se “Të kuqtë” janë një klub i madh.

Salah iu bashkua skuadrës së Jurgen Klopp nga AS Roma. Ai thotë se është ëndërr të luash për Liverpoolin, transmeton kp.

“Liverpool është një klub i madh. Është një ëndërr të luash këtu dhe në momentin që më është dhënë mundësia vendosa të vijë”, tha ai.

Ai premton se do të jap më të mirën për skuadrën e Liverpoolit. Salah dje debutoi me gol në radhët e Liverpoolit në barazimin kundër Watfordit (3-3).