Sport

Hadar: Seria është larg që të përfundojë

Descriptive Text

Trajneri i Pejës, Rami Hadar ka vlerësuar se seria finale e plejofit është larg që të përfundojë.

Peja fitoi të dielën ndaj Trepçës dhe barazoi serinë finale në 1:1. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione.

“Në ndeshjen e parë disi kemi kërkuar arsyetime, referët, tifozëria dhe nuk kemi luajtur mirë. Sonte kemi luajtur shumë më mirë, sidomos në mbrojtje. Kemi fituar me meritë. Tani përgatitemi për ndeshjen e tretë në Mitrovicë. Do të jetë luftë e fortë, edhe Trepça ka ekip të mirë. Seria është larg që të përfundojë”, ka thënë Hadar.