Sport

Gara ekstreme e çiklizmit po kërkon më tepër çikliste

Descriptive Text

Red Bull Trans-Siberian Extreme është gara më e gjatë e çiklizmit në rrugë në botë, një test i vështirë i qëndrueshmërisë gjatë 14 etapave që përshkojnë afro 9200 kilometra nga Moska deri në Vladivostok.

Distanca është aq e madhe saqë çiklistët kalojnë nëpër shtatë zona kohore. Ata kalojnë nëpër rrugë nëpërmjet pyjeve, nëpër autostrada të ngarkuara me kamionë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Kalojnë nëpër kalldrëm, zhavorr dhe po ashtu nëpërmjet kullosave.

Në garën e këtij viti, tetë meshkuj dhe dy femra u nisën nga Sheshi i Kuq në Moskë më 19 korrik. U larguan nga gara një nga një, dhe deri të hënën kishin mbetur vetëm tre sosh: Pierre Bischoff i Gjermanisë, Aleksey Shchebelin i Rusisë dhe Marcelo Soares i Brazilit. Të mërkurën, këta të tre kanë nisur etapën e 14-të dhe të fundit, duke u shtyrë se cili do të jetë i pari që do të kalojë para shtëpisë së operave në Vladivostok, qytet port në afërsi të kufirit me Kinën, më 14 gusht... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.