Sport

Bellingham dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit

Descriptive Text

Jude Bellingham duket se ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Mësohet se mesfushori anglez po dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Liverpoolit, ka shkruar të hënën “Daily Mail”.

Thuhet se Bellingham tashmë ka njoftuar Borussia Dortmundin për vendimin e tij dhe ekipi gjerman së shpejti pritet të kontaktohet nga Liverpooli, ekip që po insiston në transferimin e 19-vjeçarit. Te Dortmundi për ta lënë të lirë Bellinghamin po kërkojnë të paktën 150 milionë euro, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Manchester City, Chelsea e Real Madridi.

Bellingham ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka 11 gola e 7 asistime në 39 paraqitje.