Sport

Emersoni drejt Real Madridit

Descriptive Text

Mbrojtësi i krahut të djathtë, braziliani Emerson Royal mund të rikthehet në kampionatin spanjoll në fund të këtij sezoni.

Në verë, 24-vjeçari mund t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit, ka njoftuar të hënën e përditshmja spanjolle “AS”.

Reali është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe po e sheh Emersonin si përforcim të duhur për këtë pozitë.

Ai pritet të largohet nga Tottenhami në verë, pasi ekipi anglez e ka nxjerrë në shitje dhe për kartonin e tij po kërkon të paktën 25 milionë euro.

Këtë sezon, Emerson ka 2 gola e 1 asistim në 32 ndeshje të luajtura, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2026. Ai te Tottenhami u transferua në vitin 2021 nga Barcelona, ndërsa në Spanjë ka luajtur edhe për Real Betisin.