1 perditesime
Sport

Me fitore të thellë, Roma kalon në gjysmëfinale

Me fitore të thellë, Roma kalon në gjysmëfinale
Foto: AP
23:45

Me fitore të thellë, Roma kalon në gjysmëfinale

Roma ka fituar ndaj Feyenoordit të enjten mbrëma me rezultatin 4:1, dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Roma në gjysmëfinale do të luajë kundër Bayer Leverkusenit, ndërsa në gjysmëfinale u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm, 4:2.

Ndeshja u vendos në vazhdime. Leonardo Spinazzola shënoi pas një ore lojë për vendësit, kurse Igor Paixao barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 80-të. Lojën në vazhdime e dërgoi Paulo Dybala me golin e minutës së 89-të.

Në vazhdime, Roma shënoi edhe dy herë. Stephan El Shaaraëy në minutën e 101-të dhe Lorenzo Pellegrini në minutën e 109-të realizuan për fitoren e madhe të Romës.

Santiago Tomas Gimenez në minutën e 121 u ndëshkua direkt me të kuq te Feyenoordi.

Roma e Feyenoordi luajtën vitin e kaluar në finale të Ligës së Konferencës në “Air Albania” të Tiranës. Fituese ishte skuadra e Romës.

22:48

Dramë në Olimpico

Roma dhe Feyenoordi kanë realizuar nga një gol në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës, për ta bërë fundin dramatik në Olimpico.

Leonardo Spinazzola ka shënuar golin për skuadrën italiane, në minutën e 60-të, para se Igor Paixao të barazonte gjithçka 20 minuta më pas.

1:0 kishte fituar skuadra holandeze në ndeshjen e parë.