Sport

Schalke fiton dhe i afrohet zonës së rehatisë

Schalke ka shënuar fitoren e parë në pesë ndeshjet e fundit në Bundesligën gjermane.

Schalke të premten mbrëma regjistroi fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë dhe mposhti rivalin direkt për mbetje në elitë Hertha Berlinin, me rezultatin 5:2.

Tim Skarke në minutën e tretë dhe Marius Bulter në minutën e 13-të shënuan dy golat e para për vendësit.

Stevan Jovetiq ngushtoi epërsinë në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë.

Por, Simon Terodde realizoi për 3:1 tre minuta pas pushimit, kurse Bulter realizoi për 4:1 në minutën e 78-të.

Marco Richter ngushtoi epërsinë në minutën e 84-t, kurse Marcin Kaminski vulosi rezultatin final 5:2, në minutën e parë të kohës shtesë.

Schalke me këtë fitore ngjitet përkohësisht në pozitën e 16-të me 24 pikë, ndërsa Hertha Berlini në vendin e fundit mbetet me 22 pikë.

Në vendin e 15-të, që është vendi që siguron mbijetesën pa plejaut, aktualisht është Bochumi me 26 pikë.