Sport

Zyrtare: Liverpooli s'e shet Coutinhon

Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group kanë deklaruar se Philippe Coutinho nuk do të shitet te Barcelona gjatë kësaj faze të transferimeve, transmeton koha.net.

"Dëshirojmë të ofrojmë sqarime në lidhje me qëndrimin tonë për një transferim të mundshëm të Philippe Coutinhos.

Qëndrimi përfundimtar i klubit është që asnjë ofertë për Philippen nuk do të merret parasysh dhe ai do të mbetet pjesëtar i Liverpool Football Club kur të mbyllet afati kalimtar i verës", kanë shkruar në një deklaratë për media pronarët e klubit duke hedhur poshtë kështu një kalim te mundshëm të Coutinhos tek gjigantët katalunas.

Liverpooli ka refuzuar një ofertë prej 90 milionë funtesh për përfaqësuesin e Brazilit të mërkurën - rreth 3 javë pasi refuzuan ofertën fillestare të Barçës prej 72 milionë funtesh.

Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi të Neymarit pasi lojtari pranoi të transferohej tek milionerët francez, Psg, për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.