Sport

Bad News Eagles kundër ekipit numër dy në botë për një vend në Majorin e Parisit

Descriptive Text

Bad News Eagles do ta luajë ndeshjen pothuajse vendimtare për t’u kualifikuar në turneun e madh të CS:GO Blast Paris Major.

Të shtunën [sot], BNE-ja do të përballet me ekipin që renditet i dyti në botë. Bëhet fjalë për ekipin FaZe të Brazilit.

Të dyja ekipet mbajnë rekord 2:1 (dy fitore, një humbje) në kualifikime. Skuadra që fiton do të jetë pjesë e Majorit që do të mbahet në kryeqytetin francez.

Në Majorin në Brazil, ekipi shqiptar pati shkruar historinë duke e mposhtur ekipin FaZe dhe duke i eliminuar nga gara në Rio, në kohën kur ishte ekipi më i mirë në botë.

Ndeshja Bad News Eagles – FaZe do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:30 në formatin ‘Bo3’.

Në rast të fitores, Bad News Eagles kualifikohen në turneun me vlerë 1.2 milion dollarë që do të mbahet në Paris, dhe në rast humbje do të kenë edhe një mundësi të fundit për t’u kualifikuar.