Sport

Federata maqedonase i frikësohet fluksit të shqiptarëve, nuk shet bileta për ndeshjen me Kosovën

Prishtinë 11 gusht - Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, të enjten paradite ka bërë thirrje që sa më shumë tifozë të Kosovës të udhëtojnë për në Shkup për të përkrahur përfaqësuesen në ndeshjen e së shtunës kundër Maqedonisë.

Por po të enjten, Belegu dhe FBK-ja kanë marrë një lajm befasues nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë që e organizon ndeshjen e së shtunës, e cila u takon parakualifikimeve për botërorin e vitit 2019. Federata maqedonase e ka pamundësuar që shikuesit nga Kosova të jenë prezent në ndeshje duke marrë vendimin që të mos nxjerrë fare bileta në shitje.

Federata e Maqedonisë ka arsyetuar vendimin me çështje sigurie, por në Federatën e Basketbollit të Kosovës vlerësojnë se arsyeja është tjetër, se maqedonasit i janë frikësuar numrit të madh të përkrahësve të Kosovës në ndeshjen që luhet të shtunën nga ora 20:30 në arenën "Boris Trajkovski" në Shkup.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.