Sport

Real Madridi me ofertë për Jamesin

Te Real Madridi janë të vendosur për ta transferuar anglezin Reece James këtë verë. Reali është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe po insiston në futbollin e Chelseat.

Madje, e përditshmja “Marca” shkruan të martën se Reali tashmë ka bërë gati një ofertë të majme për ekipin londinez, duke ofruar 100 milionë euro për 23-vjeçarin.

James është njëri prej mbrojtësve të krahut më të vlerësuar në futbollin anglez, ndërsa ka kontratë me skuadrën e Chelseat deri në vitin 2028.

Këtë sezon, James ka pasur telashe me lëndimet, por ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime në 19 ndeshje të luajtura.