Sport

Zyrtare: Basha transferohet te Wisla Krakow

Mesfushori kosovar Vullnet Basha është prezantuar me fanellën e skuadrës elitare të Polonisë, Wisla Krakow.

Basha, 27-vjeçar së fundi ishte pjesë e skuadrës së Kategorisë së tretë të Spanjës, Murcia. Vetë Basha është i lumtur që do të luajë në kampionatin e Polonisë.

"Jam i kënaqur që do të luaj për Wisla Krakow dhe kam dëshirë të madhe ta nis aventurën me pjesën tjetër të ekipit. Është kënaqësi për mua që do të jem pjesë e një ekipi kaq të madh me tifozë të zjarrtë. Unë nuk jam gati për ndeshjen e ardhshme, sepse kam stërvitur së fundi në mënyrë individuale. Unë kam biseduar me trajnerin dhe më duhet pak kohë ta mësoj sistemin. Bazuar me atë që pash të martën, mund të them se Wisla ka një ekip me lojtarë të mirë", ka thënë Basha për uebfaqen e klubit.

Basha karrierën si profesionist e nisi në Lausanne. Ka luajtur në Zvicër edhe për Grasshoppers, Neuchatel Xamax dhe Sion. Karrierë në Spanjë ka bërë edhe për Real Zaragosa dhe Ponferradina.