Sport

Ismajli ndër më të vlerësuarit në fitoren e Empolit

Descriptive Text

Ardian Ismajli ishte një prej lojtarëve më të vlerësuar në fitoren e Empolit ndaj Lecces të hënën mbrëma. Ai luajti deri në fund të ndeshjes që Empoli e fitoi 1:0, në kuadër të javës së 28-të të Serie A të Italisë.

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë u vlerësua me notën 7.3. Portieri i Kosovës, Samir Ujkani si zakonisht qëndroi në stol. Me këtë fitore Empoli është në pozitën e 14-të me 31 pikë, kurse Lecce dy pozita më poshtë me 27 pikë.