Sport

Barça e pandalshme drejt titullit, 15 pikë larg Realit

Barcelona nuk ka të ndalur në La Liga. Skuadra e Xavi Hernandezit ka fituar 4:0 ndaj Elches në xhiron e 27-të për të thelluar në 15 pikë dallimin në krye të tabelës, nga Real Madridi.

Robert Lewandowski realizoi dy gola, ndërsa nga një e shënuan Ansu Fati dhe Ferran Torres për fitoren bindëse të Barçës.

Në tabelë, Barcelona ka 71 pikë në pozitën e parë. Reali e ndjek me 56 pikë të tubuara, me një ndeshje më pak të zhvilluar.