Sport

Batatina ironizon Sokolin: S’më ka mbetur që të luaj më futboll me të

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se skuadra e tij ka luajtur ndeshje të mençur prandaj edhe mori pikët e plota në fund të takimit.

Llapi fitoi ndaj Malishevës, 1:0.

Por Batatina e ka nisur intervistën duke ironizuar me trajnerin e mysafirëve, Bylbyl Sokoli, duke thënë se e mposht çdo herë sa herë takohen mes vete.

“Para se të futem te analiza e ndeshjes, nuk më ka mbetur të luaj më kundër Bylbylit futboll, vetëm të kthehemi në tenis. Sido që të jetë, e kam ditur që do të jetë ndeshje e vështirë dhe kemi luajtur mençur, pritëm momentin për ta ndëshkuar kundërshtarin. Kemi mundur të shënonim gola. Kemi menaxhuar mirë lojën në pjesën e parë dhe të dytë, pa e pasur euforinë. Një moment zgjidhëm situatën. Ndryshimet sollën freski dhe kam dashur të jemi të kujdesshëm për Kupë, pasi në mesjavë kemi ndeshje. Sido që të jetë, djemtë dhanë maksimumin. Të gjithë po vijnë në formën më të mirë. Në ciklin e fundit të kampionatit do të bëjnë mrekulli sepse janë të fokusuar në çdo aspekt. Tani shkojmë për Kupë sepse llapjanët e duan Kupën”, tha Batatina.