Sport

Konfirmohen bisedimet për rikthimin e Messit te Barça

Descriptive Text

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, ka konfirmuar për herë të parë se kanë nisur kontaktet për rikthimin e Lionel Messit te skuadra “blaugrana”.

“Kemi qenë në kontakt me përfaqësues të Leo Messit. Leo e di se sa shumë e vlerësojmë de dëshirojmë që ai të jetë sërish në Barcelonë. Kam qenë i përfshirë në bisedime të kontratës së tij dy vjet më parë, dhe më kujtohet se sa e vështirë ka qenë ta lëmë Leo Messin të largohej. Natyrisht, Leo Messi e do Barcelonën dhe qytetin, kështu që shpresoj të gjejmë kushtet e duhura për ta vazhduar tregimin e tij”, ka thënë zëvendëspresidenti Yuste.

Edhe trajneri Xavi Hernandez ka komentuar situatën e Messit.

“Nuk është koha për të folur për rikthimin e Messit. Flas shumë me Leon, kështu që është një çështje me të cilin jemi duke u marrë. Shpresoj që ta shoh atë sërish në Barcelonë. Është klubi i jetës së tij dhe kjo është e qartë. Të shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë Xavi.

Messi ka marrë një propozim për kontratën e re nga Paris Saint-Germaini për ta nënshkruar marrëveshjen e re, por ai ende nuk e ka pranuar një gjë të tillë.