Sport

Hazardi gjithnjë e më pranë kalimit në Serie A

Mesfushori Eden Hazard përfundimisht do të largohet nga Real Madridi në fund këtij sezoni për ta vazhduar karrierën në Serie A.

“Calciomercato” ka raportuar të premten se Hazard është mes Juventusit dhe Milanit, ekip që po luftojnë për shërbimet e tij.

Te Reali nuk po llogarisin në shërbimet e tij dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë këtë verë për 15 milionë euro.

Belgu ka kontratë me Realin deri vitin e ardhshëm, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Këtë sezon, ai ka 1 gol e 1 asistim në 7 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Hazard është pjesë e Realit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Chelsea.