Sport

Trajneri i Augsburgut flet për Berishën

Trajneri i Augsburgut, Enrico Maassen, ka thënë se paraqitjet e Mërgim Berishës me Përfaqësuesen e Gjermanisë mund të kenë rëndësi të madhe për grupin.

Trajneri Maassen këto komente i ka bërë të enjten gjatë ditës, në konferencën për shtyp para duelit që Augsburgu e luan me Wolfsburgun.

“Jemi shumë të lumtur që Berisha luajti në të dyja ndeshjet dhe ka bërë punë të mirë. Shpresoj që ai atë energji ta tregojë edhe në stërvitje para ndeshjes me Wolfsburgun”, ka thënë trajnerin Maassen për debutimin e 24-vjeçarit Berisha me Gjermaninë.

Berisha në këtë edicion ka realizuar tetë gola dhe katër asistime në 19 ndeshje të Bundesligës.

Goli i ardhshëm për të do të ishte i veçantë, pasi do të realizonte në ndeshjen e 400-të të Augsburgut në elitën e futbollit të Gjermanisë.