Sport

Jasin Ferati synon të bëhet pjesë e Formula 1

Descriptive Text

Jasin Ferati (20) ka pasur vetëm një ëndërr të madhe prejse ishte fëmijë: ai dëshiron të bëhet pjesë e Formula 1. Ai ka dëshmuar herët që ka talent, duke marrë pjesë në kampionate për të rinj kur ishte fëmijë.

Vitin e kaluar e bëri goditjen e parë: Ferati rrëmbeu titullin e kampionit në “Porsche Sports Cup Suisse 2022”. Jo vetëm prindërit e tij janë krenarë për këtë, por edhe diaspora shqiptare, ashtu si shkroi “Albora.ch”.

Sfida tjetër është në ardhje: Me “Porsche 911” ai garon këtë vit në nivelin e dytë më të lartë të serisë “Poersche Cup”.

20-vjeçari është promovuar në ekipin e veçantë për talente të reja.

“Po shikoj para për të vazhduar punën me ekipin. Ekipi është shumë profesional”, thotë Jasini. “Ndryshimi nga ‘Sports Cup Suisse’ për në nivelin e dytë më të lartë të ‘Porsche Cup’, është sfidë e madhe për shkak të garës dukshëm më të fortë”.

Por, Jasin Ferati është optimist për të ardhmen.

“Synimi im është të fitoj titullin e fillestarëve. Mendoj se është e mundur me këtë ekip të fortë”.

Në “Carrera Cup” në Gjermani, Ferati do të garojë ndaj 30 ngasësve nga e gjithë bota.

Nëna e Feratit e përkrah shumë atë. Ndonëse nuk është shumë entuziaste për sportet motorike, ajo gjithnjë e ka përkrahur pa kushte. Ajo nuk mund të jetë në çdo garë për shkak të punës, ndërsa babai i Feratit është shumë entuziast.

“Kur babai im është këtu, unë kam përkrahjen më të madhe”, ka thënë Ferati.