Sport

Guendogani mohon marrëveshjen me Barcelonën

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Guendogan, nuk ka marrëveshje me asnjë skuadër tjetër, e as me Barcelonën siç është raportuar ditët e fundit. Kështu ka insistuar agjenti i tij, i cili ka reaguar pas raportimeve se Guendogan do t’i bashkohet Barcelonës në fund të këtij sezoni.

Guendogan është kapiten i Cityt, por pritet të largohet nga ekipi anglez në verë kur edhe i skadon kontrata.

Ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi është i fokusuar të mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme me Cityn.

32-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2016, ndërsa këtë edicion ka 4 gola e po aq asistime në të gjitha garat.