Sport

Shtohet konkurrenca për Konen

Pas Paris Saint-Germainit, edhe skuadrat nga Anglia, Manchester Unitedi e Chelsea, janë futur në garë për mesfushorin Manu Kone, shkruan “Goal” të enjten.

Mesfushori është pjesë e Borussia Moenchengladbachut, ndërsa me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Kone është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në pozitën e tij në Bundesligë dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro. Ai ka 1 gol e 1 asistim këtë sezon në kampionatin gjerman, ndërsa para Gladbachut ka luajtur edhe për skuadrën e Toulouset.