Sport

Juventusi, favorit për Alban

Descriptive Text

Jordi Alba ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Itali. “Calciomercatoweb” ka raportuar të enjten se Alba pritet t’i bashkohet Juventusit në fund të sezonit.

Mësohet se ai ka pranuar ofertën e ekipit italian, të cilit do t’i bashkohet si lojtar i lirë. Alba do të largohet në verë nga Barcelona, pasi klubi spanjoll ka vendosur t’ia shkëpusë kontratën që i skadon në vitin 2024.

34-vjeçari me Juventusin pritet të firmosë kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Alba ka 1 gol e 6 asistime këtë edicion për Barcelonën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2012 nga Valencia.