Sport

Tottenhami do ta blejë Lengletin

Mbrojtësi Clement Lenglet do të mbetet te skuadra e Tottenhamit edhe pas përfundimit të këtij sezoni. “Mundo Deportivo” të enjten ka shkruar se Tottenhami ka vendosur ta bëjë të përhershëm transferimin e francezit dhe tashmë ka njoftuar Barcelonën.

27-vjeçari u huazua te Tottenhami para fillimit të këtij sezoni, ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2026.

Për kartonin e tij Tottenhami do të paguajë 12 milionë euro. Lenglet këtë sezon ka 27 paraqitje për Tottenhamin, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime. Ai karrierë ka bërë edhe te Sevilla e Nancy.