Sport

Reali interesohet për Sanen

Descriptive Text

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Leroy Sane, raporton të mërkurën “Fichajes”. Mësohet se Reali po planifikon të bëjë ofertë për 27-vjeçarin, i cili ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2025.

Sane po shihet te Reali si zëvendësim ideal për Marco Asension, i cili pritet të largohet në verë si lojtar i lirë. Sane është pjesë e Bayernit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Manchester City, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro.

Këtë sezon, Sane ka treguar paraqitje të mira për bavarezët, ku në 32 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 7 herë.