Sport

Xhaka: Gjashtë ndeshje pa gol të pranuar, nuk mund të bësh më tepër

Mesfushori Granit Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren bindëse 3:0 të Zvicrës ndaj Izraelit.

Xhaka luajti tërë ndeshjen. Për Zvicrën është fitorja e dytë nga po aq ndeshje. Ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë në Novi Sad e fitoi 5:0.

“Veçanërisht në pjesën e dytë patëm një paraqitje dominante. Gjashtë ndeshje pa gol të pranuar, nuk mund të bësh më tepër. Nuk është gjithmonë e lehtë, kur je favorit në grup, por e pranojmë sfidën”, ka thënë Xhaka raporton “Blick”.

Seleksionuesi i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se Grupi I, ku garon edhe Kosova, është mjaft i paparashikueshëm.

“Në këtë grup duhet të qëndrosh zgjuar, pasi nga një kundërsulm mund të ndodh çdo gjë. Por, ishim mjaft të koncentruar”, ka thënë Yakin.