Sport

“Andorra e madhe fiton pikë në Prishtinë”, andorrasit e presin me krenari barazimin ndaj Kosovës

Descriptive Text

Pikë të madhe e ka vlerësuar Federata e Futbollit të Andorrës, pikën e marrë ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Andorra, të martën mbrëma luajti 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta arkëtuar pikën e parë në këto kualifikime pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Pas barazimit, ka reaguar Federata e Futbollit të Andorrës, e cila i është gëzuar pamasë pikës së fituar në Kosovë.

“Një Andorrë e madhe merr pikën e parë në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera në sajtin e saj zyrtar.

Për Kosovën, ishte barazimi i dytë në dy ndeshje, por edhe hap prapa në rrugën për kualifikim në Euro 2024.

Image