Sport

Paqarada fajëson gjyqtarin për barazimin ndaj Andorrës

Mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paqarada ka thënë se Kosova ka lëshuar dy pikë të vlefshme kundër Andorrës, me të cilën barazoi 1:1 në duelin e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Paqarada insistoi se Kosova kishte dukshëm ekip më të mirë se Andorra, por që nuk luajti mirë dhe për këtë arsye kjo i kushtoi me barazim. Ai po ashtu, pati edhe disa fjalë për gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

“Kemi pritur tri pikë, por nuk luajtëm mirë dhe referi nuk ishte në anën tonë. Sigurisht, që jemi të zhgënjyer pasi është dashur ta fitojmë këtë ndeshje, por tani duhet të punojmë dhe t’i përmirësojmë gabimet që mos t’i përsëritim në ndeshjet tjera”, tha Paqarada.