Sport

KB Istogu bën një hap drejt inkuadrimit në Superligë

Descriptive Text

Skuadra e Istogut ka bërë një hap të rëndësishëm drejt promovimit në Superligën e Kosovës në basketboll për sezonin e ardhshëm. Basketbollistët e Istogut kanë triumfuar në ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit të Ligës së Parë ndaj skuadrës së Borës. Ndeshja e luajtur të martën mbrëma në Klinë, ka përfunduar me rezultatin 85:74 në favor të Istogut.

Mirlind Zekaj dhe Arian Azemi, kanë udhëhequr Istogun drejt triumfit ndaj Borës. Zekaj ndeshjen e mbylli me 22 pikë të shënuara, ndërsa Azemi shtoi 19 sosh. Te Bora, u veçua Olsi Kurtaj (14 pikë) dhe Dion Haxhosaj (13 pikë, 15 kërcime).

Skuadra që shënon dy fitore në këtë seri finale do të jetë pjesë e elitës së basketbollit kosovar për sezonin tjetër, ndërsa ekipi humbës do të luajë në plejaut kundër Ponte Prizrenit.

Ndeshja e dytë e kësaj serie finale mes Istogut dhe Borës, do të zhvillohet të premten në Prishtinë.