Sport

PSG-ja me ofertë për Rashfordin

Descriptive Text

Paris Saint-Germaini po insiston në transferimin e sulmuesit Marcus Rashford në fund të sezonit. “L’Equipe” ka bërë të ditur të martën se Parisi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare sulmuesit anglez, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për rinovimin e kontratës.

Mësohet se Parisi i ka ofruar atij pagë javore prej 400 mijë eurosh për ta vazhduar karrierën në Francë.

25-vjeçari po shkëlqen këtë sezon tek Unitedi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Rashford ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 9 asistime në 44 paraqitje deri më tani për Unitedin.