Sport

Saka me kontratë të re te Arsenali

Sulmuesi Bukayo Saka do të qëndrojë te skuadra e Arsenalit edhe për një periudhë të gjatë. “Sky Sports” ka njoftuar të martën se Saka ka arritur marrëveshje për kontratën e re, e cila do të bëhet zyrtare muajin tjetër.

Me kontratën e re, Saka do të jetë ndër lojtarët më të paguar në klub, me pagë javore prej 300 mijë funtesh.

Kontrata aktuale i skadon atij në vitin 2024, ndërsa me kontratën e re, Saka do të mbetet tek Arsenali deri në vitin 2028. 21-vjeçari këtë sezon ka treguar paraqitje të mira, ku në 38 ndeshje ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 10 herë.

Ai ka edhe 26 ndeshje e 10 gola të realizuar për Anglinë.