Sport

Philips mbetet te City

Descriptive Text

Mesfushori defensiv, Kalvin Phillips, nuk do të largohet në fund të sezonit nga Manchester City. Phillips ka vendosur të mbetet pjesë e Cityt dhe të luftojë për një vend titullari sezonin tjetër. Mësohet se 27-vjeçari tashmë ka refuzuar ofertat e skuadrave tjera angleze për të qëndruar te City.

Ai iu bashkua Cityt verën e shkuar nga Leeds Unitedi, por këtë sezon nuk ka pasur minutazh të madh.

Në total, Phillips ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Kampioni në fuqi i Anglisë pagoi 50 milionë euro për transferimin e tij para fillimit të këtij sezoni.