Sport

Asani, “zbulimi” i madh i Shqipërisë

Jasir Asani po debuton për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Polonisë.

Dhe në pjesën e parë, Asani ishte prej më të mirëve në fushë. Ai është fauluar shpesh nga lojtarët polakë, por ka qenë vazhdimisht kërcënim për ta. Asani është shquar edhe me krosime të sakta.

Ai luan për Gwangju të Koresë së Jugut. Është nga Shkupi, ndërsa ka luajtur për U21 të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Asani 27-vjeçar po luan në të dy krahët në ndeshjen në Varshavë. Shqipëria është duke pësuar 1:0.