Sport

Chelsea në garë për Onanan

Descriptive Text

Chelsea është futur në garë për mesfushorin e Evertonit, Amadou Onana që po shkëlqen këtë sezon në Premier League. BBC raporton të hënën se Chelsea pritet së shpejti ta kontaktojë Evertonin në lidhje me 21-vjeçarin.

Madje, thuhet se londinezët kanë bërë gati një ofertë mbi 60 milionë euro për mesfushorin defensiv.

Onana po e luan sezonin e tij të parë në Angli, pasi iu bashkua Evertonit verën e shkuar nga Lille për 35 milionë euro.

Në 26 paraqitje kampionale, Onana ka 1 gol e 1 asistim. Reprezentuesi i Belgjikës ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2027, ndërsa krahas Chelseat po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha angleze.