Sport

Interi kthen sytë kah Dybala

Descriptive Text

Skuadra e Interit po synon transferimin e sulmuesit Paulo Dybala në fund të sezonit, raporton “Gazzetta dello Sport” të hënën. Dybala po shkëlqen këtë sezon te Roma dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 20 milionë eurosh, të cilën Interi është gati ta paguajë.

Dybala para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Romës si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 8 asistime në të gjitha garat.

29-vjeçari, i cili po kërkohet edhe nga Barcelona, Atletico Madridi e Manchester Unitedi, ka kontratë me skuadrën e Romës deri në verën e vitit 2025.

Para se t’i bashkohej Romës, Dybala në Itali ka luajtur edhe për Juventusin e Palermon.