Sport

Rrahmani: Duhet të besojmë se mund të fitojmë

Amir Rrahmani po shkëlqen me Napolin në Itali dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa paraqitje të mëdha po bën edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

Kapiteni i “Dardanëve” ka thënë pas ndeshjes me Izraelin, të cilën Kosova e mbylli baras 1:1, se ai dhe bashkëlojtarët e tij, duhet të besojnë në fitore, në mënyrë që të arrijnë diçka të madhe.

“Duhet të kemi më shumë vetëbesim. Duhet të besojmë se mund ta fitojmë lojën”, ka thënë fillimisht Rrahmani, që me Kosovën ka luajtur ndeshjen e 50-të në karrierë.

“Normalisht që është krenari. Besoj që është vetëm fillimi i këtyre ndeshjeve. Mund të jap ende më shumë paraqitje. Jam krenar që jam kapiten i kësaj përfaqësuese, i këtij ekipi të mrekullueshëm. Shpresoj që paraqitjet në vazhdim të jenë më të mira dhe të arrijmë diçka me të cilin do të krenohej i gjithë kombi”, është shprehur kapiteni i Kosovës, Rrahmani.