Sport

Kosova i nis mbarë kualifikimet për “Euro 2024”

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka nisur me barazim kualifikimet për ciklin e ri të Evropianit të vitit të ardhshëm.

Kosova të shtunën barazoi me rezultatin 1:1 në udhëtim te Izraeli.

Ishte në epërsi në pjesën e parë, ndërsa pati mundësi ta fitonte tërë ndeshjen në fund me Milot Rashicën.

Ishte pikërisht harkimi i Rashicës në minutën e 36-të që e shtyu kapitenin e vendësve, Eli Dasa, të shënonte në portën e vet.

Rashica në minutën e 49-të shënoi gol për 2:0, por gjyqtari kryesor e anuloi atë për prekje me dorë, pas shikimit të situatës në VAR.

Në minutën e 56-të, Dor Peretz barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin final të takimit.

Rashica në fundin e ndeshjes nga afërsia gjuajti mbi portë.

Ky ballafaqim u zhvillua në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, para rreth 30 mijë të pranishmëve.

I takoi Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

Zvicra i prin grupit me tri pikë.


19:42 -  Arbër Zeneli i sapoinkuadruar në lojë në minutën e 84-t gjuajti, por topi shkoi fare pranë shtyllës pingule të portës së kundërshtarëve.

Rezultati mbetet 1:1.


19:20 - Bersant Celina iu afrua shumë shënimit të golit në minutën e 61-të.

Celina gjuajti me të majtën, por tentimin e tij e priti portieri izraelit.


Izraeli ka barazuar rezultatin në duelin ndaj Kosovës.

Shënues i golit të barazimit ishte Peretz, në minutën e 56-të. Ai mposhti portierin Muriq pas një gjuajtje të fuqishme nga brenda zonës.


Kosovës i anulohet goli i dytë

Milot Rashica fitoi një duel me kapitenin Dasa pas topit të marrë nga Muriqi që pasoi me kokë dhe shënoi me të majtën për 2:0 në të mirë të Kosovës, por pas rishikimit në VAR goli u anulua për shkak të lojës me dorë.


18:50 - Kosova ka mbyllur në epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Izraelit si mysafire.

Pas 45 minutave lojë vendos autogoli i kapitenit të Izraelit, Dasa, në minutën e 36-të.

Izraeli pati më shumë raste, por Kosova u tregua më efikase.


Kosova sërish me fat

Në minutën e 40-të të ndeshjes, sulmuesi i krahut Solomon, nuk shënoi përballë portierit të Kosovës, Arijanet Muriq.


18:38 - Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Izraelit.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 36-të.

Milot Rashica harkoi në zonë, ndërsa kapiteni izraelit Dasa shënoi në portën e vet.


Kosova regjistron goditjen e parë në kornizën e portës

Edon Zhegrova provon me kokë nga brenda zonës së izraelitëve në minutën e 32-të, por gjuajtja e tij nuk ishte e fortë sa duhej.

Ishte tentimi i parë i Kosovës në kornizën e portës në këtë ballafaqim.


Izraeli me rast të mirë

Përfaqësuesja e Izraelit është duke bërë presion të madh në hapësirën e 16-metërshit të Kosovës.

Në minutën e 25-të rast të mirë shënimi pati sulmuesi Weissman, por ai gjuajti mbi portë.


Pa gola pas 15 minutash

Kosova po dominon në posedim të topit në ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit të vitit të ardhshëm.

Por pas 15 minutash lojë, rezultati në ”Bloomfield“ është 0:0.


Ka nisur në “Bloomfield” të Tel-Avivit ndeshja hapëse e Grupit I kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, në mes të Izraelit dhe Kosovës.

Dardanët synojnë të nisin mbarë kampanjën me këtë formacion:

Arijanet Muriq, Mërgim Vojvoda, Mirlind Kryeziu, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Ibrahim Dresheviq, Florent Muslija, Bersant Celina, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Vedat Muriqi.