Sport

Xhaka udhëheq Zvicrën në fushën e stadiumit “Karagjorgje”

Granit Xhaka ka udhëhequr përfaqësuesen e Zvicrës drejt fushës në stadiumin “Karagjorgje” në Novi Sad. Xhaka është kapiten për ndeshjen me Bjellorusinë, që fillon në ora 18:00.

Ndeshja luhet pa praninë e shikuesve, ndërsa deri më tani nuk është njoftuar për ndonjë telashe të Zvicrës gjatë qëndrimit në Serbi.

Është pritur me vëmendje ardhja e Xhakës në Novi Sad, për shkak të ndikimit të tij në fitoret e Zvicrës ndaj Serbisë në dy Botërorët e fundit.

Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri nuk kanë udhëtuar për në Novi Sad për shkak të lëndimeve.

https://fb.watch/juU0DExr8A/