Sport

Unitedi në garë për Frattesin

Pas Juventusit e Milanit edhe Manchester Unitedi është futur në garë për mesfushorin italian, Davide Fratessi, njofton “Gazzetta dello Sport”të premten. 23-vjeçari është pjesë e Sassuolos dhe ndër mesfushorët më të dalluar në Serie A.

Ai pritet të largohet në fund të sezonit nga Sassuolo, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 40 milionë euro. Ai ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2026, ndërsa po pëlqehet nga trajneri i Unitedit, Erik ten Hag.

Këtë sezon, Frattesi ka shënuar 6 gola në 27 paraqitje në Serie A, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Monzan, Empolin e Ascolin.

Ai ka edhe katër ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Italisë.