Sport

PSG-ja pas Leaos

Paris Saint-Germaini është hedhur në sulm për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, portugezit Rafael Leao. “FootMercato” raporton të premten se drejtuesit e Parisit do të bëjnë të pamundurën për ta transferuar Leaon këtë verë.

Madje, thuhet se Parisi tashmë ka kontaktuar Milanin duke i bërë me dije se është gati të paguajë mbi 70 milionë euro për 23-vjeçarin. Leao te Parisi po shihet si zëvendësim ideal për Lionel Messin, i cili do të largohet në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata.

Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin tjetër, por ka refuzuar rinovimin për shkak se dëshiron të largohet në verë. Këtë sezon, Leao ka 9 gola e 10 asistime në të gjitha garat.