Sport

Pritje “e çmendur” për futbollistët argjentinas në miqësoren me Panamanë

Argjentina fitoi në miqësore ndaj Panamanë të enjten, me rezultat 2:0. Por, kjo nuk pati shumë rëndësi, sa pati pritja e tifozëve argjentinas për futbollistët që në 2022-n e fituan Kupën e Botës.

Mijëra tifozë thërrisnin emrat e futbollistëve kur dolën në fushë, ndërsa për një moment i tërë stadiumi u shndërrua në ngjyrat argjentinase.

Nga emocionet, disa futbollistë shpërthyen në lot.