Sport

PSG-ja në garë për Pereiran

Pas Chelseat edhe Paris Saint-Germaini është futur në garë për mesfushorin Andreas Pereira, përcjell “FootMercato” të martën. Klubi francez pritet së shpejti ta kontaktojë Fulhamin, ndërsa për transferimin e Pereiras do të ofrojë mbi 30 milionë euro.

27-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Fulhamit dhe po shkëlqen me fanellën e ekipit nga Londra.

Në 32 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ai ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 6 herë. Pereira ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2026, ndërsa në Angli ka luajtur edhe për skuadrën e Manchester Unitedit. Ndërkohë karrierë në Evropë ka bërë edhe te Lazio, Valencia e Granada.