Sport

Giresse vlerëson lart Izraelin

Trajneri Alain Giresse ka folur edhe për kundërshtarin e parë të Kosovës në kualifikimet për “Euro 2024”, Përfaqësuesen e Izraelit. Kosova më 25 mars luan në udhëtim ndaj Izraelit në kuadër të Grupit I kualifikues.

Giresse ka vlerësuar Izraelin, por ka thënë se Kosova do të jetë gati për këtë përballje, që e ka quajtur të rëndësishme.

“Është një ekip shumë e mirë në aspektin teknik. Një ekip që luan futboll të bukur dhe tenton të ndërtojë gjithmonë diçka. Ka një lojë, e cila ndërtohet prej mbrojtjes dhe nuk është fokusuar në topa të gjatë. Ka lojtarë që kanë nivelin e njëjtë pak a shumë më tanët, si dhe ka disa karakteristika të caktuara tjera. Nuk dua të flas për këto, pasi nuk dua që të zbulohen para ndeshjes që na pret në Tel Aviv. Ka lojtarë të rrezikshëm si Manor Solomon që luan te Fulhami”, ka thënë Giresse.