Sport

Messi do të kthehet te Barcelona

Lionel Messi do të kthehet te Barcelona për sezonin e ardhshëm. “Le Parisien” ka njoftuar të hënën se Messi nuk do ta rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin që i skadon në verë për t’u rikthyer në “Camp Nou”.

Mësohet se palët janë shumë larg arritjes së marrëveshjes, sidomos pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe Messi ka dhënë sinjale të largimit nga klubi francez.

Po ashtu, edhe tifozët e Parisit janë kundër rinovimit të kontratës së Messit për shkak të kërkesave të larta të argjentinasit, gjë që po distancon gjithnjë e më shumë palët. Në anën tjetër, presidenti i Barcelonës po punon prapa skene dhe tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Messit, të cilit i ka ofruar kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit për vitin e tretë.

Messi u largua në vitin 2021 nga Barcelona si lojtar i lirë dhe firmosi me Parisin, ekip për të cilin këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 17 asistime në të gjitha garat.